Kushtet e Perdorimit
1. ZBATIMI I KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME
1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë “EGS “ SHPK , e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi (NIPT) L22302014G me seli në adresën: Tirane Kashar , Rruga Kasem Shima, Godine prane Ures se Mezezit, Magazine per shitje me shumice, kati perdhe dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit www.oaz.al
1.2 Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.oaz.al ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.
1.3 Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të EGS shpk , qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti.
1.4 EGS Shpk rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të www.oaz.al . Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.
1.5 Për produkte të veçanta, EGS shpk mund të parashikojë kushte të veçanta, të cilat do të zbatohen përveç këtyre Kushteve të Përgjithshme. Kushtet e veçanta do të përcaktohen dhe publikohen me ofrimin e produkteve përkatës.
1.6 EGS Shpk nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
1.7 EGS Shpk mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.8 EGS Shpk mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose aksesin tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose për çfarëdo arsye.
2. PRODUKTET
2.1 Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të www.oaz.al Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të oaz.al është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë. Megjithatë, Klientët kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit.
2.2 Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Klienti duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet EGS shpk dhe Klientit. EGS shpk nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.
2.3 EGS shpk nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve I korrespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës së hipermarketit. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit,EGS shpk merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
2.4 EGS Shpk ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.
3. KRYERJA E POROSISË
3.1 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
3.2 Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e dorëzimit të produktit.
3.3 Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
3.4 Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të EGS Shpk, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.
3.5 Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti.
3.6 Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
3.7 Informacionet e regjistruara nga sistemi i EGS Shpk shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet EGS Shpk dhe Klientëve. Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit të EGS Shpk.
3.8 EGS Shpk nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të EGS Shpk, të tilla si ngjarje të forcës madhore.
4. ÇMIMI
4.1 Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të EGS Shpk janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
4.2 Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, EGS Shpk do t’ia njoftojë gabimin Klientit dhe do të anullojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.
4.3 EGS Shpk ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.
4.4 Për çdo dërgesë krijohet fatura përkatëse e cila shërben, në rast se aplikohet, si garanci blerje dhe mund të printohet nga Klienti nga faqja e internetit e EGS Shpk.
5. KOSTOT E DËRGIMIT
5.1 Këto dispozita zbatohen vetëm në rast se Klienti zgjedh dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e Klientit.
5.2 Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.
5.3 Kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendodhjes së Klientit.
5.4 Për dorëzimin e produkteve jashtë territorit të Shqipërisë, do të zbatohen kushte të veçanta ose me kosto shtesë, për të cilat Klienti do të informohet nëpërmjet faqes së internetit të EGS Shpk gjatë kryerjes së porosisë ose para dërgimit të porosisë.
5.5 Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të EGS shpk.
5.6 Kostot e trajtimit të porosisë janë fikse dhe përfshijnë kostot e përgatitjes së porosisë, paketimin, ambalazhimin përkatës dhe sigurimin që garanton transportin e rregullt deri në adresën e Klientit.
5.7 Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.
6. KONFIRMIMI I POROSISË
6.1 Pas kryerjes së porosisë, EGS Shpk i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
6.2 Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga EGS Shpk. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.
6.3 Për porosi të veçanta, EGS Shpk ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një email-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. EGS Shpk ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se Klienti nuk paraqet dokumentet ose informacionin e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto dokumente nuk janë të përshtatshme.
6.4 Porosia e Klientit mund të anullohet nga EGS Shpk për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. EGS Shpk informon Klientin përkatësisht.
7. KRYERJA E PAGESËS
7.1 Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga Klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.oaz.al
7.2 Klienti mund të kryejë pagesën cash në momentin e marjes në dorëzim të porosisë